.
×

8 vjeçarja shpëton nga kanceri, as doktorët nuk kishin arritur t’ia zbulojnë për 3 vjet



Një tetë vjeçare i mbijetoi stadit të katër të kancerit edhe pse, doktorët nuk e kishin ditur se ajo ka kancer për tre vite, shkruan Dailymail.

Elle Shoup është vajza që ishte diagnostikuar me neuroblastomë, një lloj i kancerit i cili formohet në inde të sistemit nervo,r vetëm kur ishte 11 muajsh. Doktorët me anë të një ndërhyrje kirurgjike i hoqën tumorin dhe i thanë familjes, se tumori ishte hequr plotësisht dhe se ajo nuk do të kishte nevojë për asnjë trajtim tjetër.

Mirëpo siç duket ata nuk i kishin lexuar mirë skanimet e trurit të 8 vjeçares, pasiqë pas 4 viteve ata e panë se tumori i vajzës kishte progresuar deri në stadin e katër dhe iu kishte shpërndarë në tërë trupin.

“Nëse ka diçka shumë të rëndë në jetë është të marrësh vesh që fëmija yt është diagnostikuar me kancer”, tha nëna e 8 vjeçares. Vajza tanimë i ka mbijetuar sëmundjes dhe pas radioterapisë tumori iu është zhdukur plotësisht.

Neuroblastoma është një formë e kancerit, e cila zhvillohet në qeliza nervore dhe përhapet përmes tyre në tërë trupin. Ajo zhvillohet zakonisht në gjëndra afër veshkave, mirëpo mund të paraqitet edhe në regjionin abdominal dhe në gjoks. Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë dhimbje abdominale, dhimbje të gjoksit, rrathë të zinj rreth syve dhe humbje të peshës.

Trajtimi i këtij lloj kancerit varet nga madhësia e tij dhe vendi se ku është zhvilluar. Trajtimi përfshinë kimioterapinë, radio-terapinë, imuno terapinë dhe transplantimin e qelizave.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit diagnostikohen 800 raste të reja.me këtë lloj tumori.