.
×

  51 vjet burgim për  të akuzuarit  e  familjeve Shala e Kryeziu e përfshira në rrahje e vrasje ne Peqan të Suharekës



Myrfet Shasivari- Botapress, Prizren

Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ia shqiptoi dënimin të akuzuarve për involvim në një rrahje, që ndodhi më 8 gusht të vitit 2012 në fshatin Peqan të komunës së Suharekës,  mes dy familjeve  Shala dhe Kryeziu nga Pagarusha e Malishevës, me ç’rast, pos të lënduarve  pati mbetur i vrarë Burim Kryeziu. Nga mbledhja e provave dhe deponimi i dëshjmitarëven trupi gjykues, vendosi që  Fadil Shala, nga fshati Peqan  për vepër penale të vrasjes nga neni 146 lidhur me nenin23 të KP-së, si bashkëkryes, i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, Enver Kryeziu ,nga fshati  Pagarushë Komuna e Malishevës, dhe Artan Kryeziu nga Suhareka, për veprën penale të vrasjes nga neni 146 lidhur me nenin 23 të KP-së si bashkëkryes, i shqiptohet dënimi me burgim secilit me nga 13 (trembëdhjetë) vjet burgim efektiv .Të akuzuarve të lartë cekur iu vazhdohet  përkatësisht  i  caktohet  paraburgimin deri në plotfuqishmërin e aktgjykimimit, Hetem Kryeziu  nga Suhareka, për veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 parg.1 pika 5 të KP-së , dhe lëndim i lehtë trupor nga neni 153 parg.2 lidhur me parag.1 pika 4 lidhur me nenin 23 të KP-së, i shqiptohet dënimi  prej 2 vjet e 6 muaj burgim efektiv.Fitim Kryeziut nga Suhareka në bashkëkryerje ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni  154 parag.1 pika 5 lidhur me  nenin 23 të KPK-së, dhe veprën penale për lëndim të lehtë truporë nga neni 153 parg.2 lidhur me parag. 1 pika 4 lidhur me nenin 23 të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 2 vjet e 6 muaj burgim efektiv. Mehdi Kryeziut nga fshati Pagarushë  se në bashkëkryerje  ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni  154 par.1  pika 5 lidhur me nenin 23 të KPK-së i shqiptohet dënimi prej 2 vjet burgim efektiv, Nijazi Kryeziut nga Suhareka, për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 153 parag. 2 lidhur me parag 1. Pika 4 lidhur me nenin 23 të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 8 muaj burgim efektiv, Driton Kryeziut nga  Pagarusha, me banim në Suharekë, për shkak të veprës penale, lëndim i lehtë trupor nga neni  153 parg.2 lidhur me parag.1 pika 4të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 8 muaj burgim  efektiv, Izet Shalanga fshati Peqan Komuna e Suharekës, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni 153 parag 2 lidhur me parag 1 pika 4 të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 1 vjet burgim efektiv, Jonuz Kryeziut për shkak të veprës penale  pjesëmarrje në rrahje, nga  155 parag 1. Të KPK-së, i shqiptohet dënimi prej 6 muaj burgim efektiv dhe Bajram Shalës nga fshati Peqan , për shkak  të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 155 parag.1 të KPK-së i shqiptohet dënimi prej 1 vjet burgim efektiv.

 

Në foto; Gjykata e Prizrenit